Torte gjigante per diten e Pavaresise
PRISHTINE - Kremtimi i dites se shumepritur te Pavaresise se Kosoves, pritet te kremtohet bujshem ne kryeqytetin Prishtine, sikunder ne te gjithe vendin e me gjere. Me ide nga me te ndryshmet per festen, ndonese data per kete ende nuk eshte thene zyrtarisht, nje prej tyre eshte torta qe ndoshta do te hyje ne librin e rekordeve. "Torta e Pavaresise“, eshte embelsire njemije kilogrameshe dhe 25 metra katrore, ku do paraqitet harta e Kosoves. Idene per kete torte e ka hedhur pronari i pasticerise "Fellini", Ramadan Ukiqi, i cili thote se torten e tij gjigante do mund ta shijojne dhjetera mijera njerez ne festen ne sheshin kryesor te kryeqytetit te Kosoves, nese per kete do jete dakord keshilli organizativ i festes. "Nese pajtohet keshilli organizativ qe torta te jete pjese e festes, ate do ta vendos ne sheshin "Nena Tereze''. Une deshiroj qe t’iu tregojme vendeve demokratike qe Kosova eshte vend i paqes, stabilitetit dhe eshte vend i embel per te gjithe“, thote Ukiqi, i cili tashme ka angazhuar me shume se 10 pasticiere per torten gjigante te pavaresise se Kosoves.
Sakaq, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, siguroi dje se Kuvendi do t'i kryeje te gjitha detyrimet per shpalljen e pavaresise, simbolet, kushtetuten dhe ligjet qe dalin nga paketa e Marti Ahtisarit. “Per institucionet dhe qytetaret keto veprime do krijojne mundesi te reja ne raportet me faktoret nderkombetare”, tha Krasniqi, pas takimit te me shefin e zyres nderkombetare civile ne Prishtine, Jonas Jonson. Krasniqi rikonfirmoi se Kuvendi po vazhdon pergatitjet per shpalljen e pavaresise, por nuk dha shume detaje. Ndersa Jonson pohoi vazhdimin e pergatitjeve per misionin e Bashkimit Evropian ne Kosove. “Duam te sigurohemi se te gjitha kerkesat qe dalin nga plani i Ahtisarit do pergatiten mire dhe do kalojne me lehtesi miratimin ne Kuvend. Po shqyrtojme sidomos kerkesat afatgjate, te rendesishme per perspektiven evropiane”, tha Jonson. BE ka miratuar dergimin e misionit te tij ne Kosove, qe parashikohet te kete mbi 2000 pjesetare, por ende nuk ka caktuar daten.
Ashtu si Kryeministri Thaci te shtunen e kaluar, edhe Kryetari i Kuvendit nuk iu pergjigj pyetjes per daten e shpalljes se pavaresise, por perseriti se "ate tani e dine te gjithe". "Ju kam thene edhe me pare se pavaresia do te kryhet brenda muajit shkurt dhe mendoj qe tani s’eshte e rendesishme dhenia e dites, ate tani po e dine te gjithe“, u shpreh Krasniqi. "E rendesishme eshte qe shpallja e pavaresise po ndodh ne koordinim te plote me SHBA-ne, BE-ne dhe pothuaj me gjithe komunitetin nderkombetar, qe po mbeshtet pavaresine e Kosoves“, theksoi Krasniqi. Ai sqaroi se me shpalljen e Deklarates se Pavaresise, e cila permban pikat qe parashikon Kushtetuta e re, Kuvendi do kerkoje njohjen e shtetit te Kosoves. Ditet e fundit eshte folur jozyrtarisht se data e shpalljes se pavaresise se Kosoves do jete 17 ose 18 shkurti dhe se gjate kesaj jave, Kryesia e Kuvendit mund te mblidhet per te caktuar daten e seances plenare, kur do te behet shpallja e pavaresise.