E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toshkëzi: Lushnja ka skuadrën që duhet për superioren

Julian Kasapi

Ish-trajneri lushnjar Alberto Toshkëzi e sheh me shumë optimizëm fazën e dytë. Afrimi i vetëm mbetet  Erion Xhafa
Skuadra verdhejeshile vijon pëgatitjet e fazës së dytë në kushtet e shtëpisë. Futbollistët janë të angazhuar ta përmirësojnë gjendjen tekniko-taktike, pas marrjes së ngakesave për dy javë. Stafi teknik nuk neglizhon aspak, por përdor të gjitha mënyrat për ta pasur  skuadrën në formë sa më të mirë në ndeshjen e parë të 2012-ës. Me anë të miqësoreve, trajneri Malko sheh ndonjë problem që Lushnja ka për momentin.

Toshkëzi Specialistët e futbollit në Lushnjë e shohin pozitiv faktin e ruajtjes së grupit, që është përforcuar me një futbollist tjetër të shkollës vendëse. Më vjen mirë që skuadra ka bërë një fazë përgatitore pozitive. Stafi teknik ka qenë i kujdesshëm që të ruajë grupin, ku skuadra ka forcën e saj. Afrimi i Xhafës, një futbollisti me vlera, që i ka treguar edhe në superligë është shumë i rëndësishëm.

Ai djalë di si të luajë me Lushnjën. Kam bindjen se stafi dhe futbollistët i kanë të gjitha mundësitë që të nxjerrin një pjesë të dytë rezultative. Besoj se kjo është skuada e duhur pë ta ngjitur Lushnjën në superligë, ku mungon prej tri sezonesh. Më jep shpresë rikthimi i Çelës në formën e tij, por edhe emra të tjerë të njohur, që Lushnja ka në gjirin e saj.

Nëse stafi teknik do të dijë të veprojë me zgjuarsi, nuk ka asnjë kundërshtar që mund të krahasohet me skuadrën tonë. Jam i bindur se do të arrihet objektivi,- ka thënë për Sportin shqiptar ish-trajneri i lushnjarëve, Alberto Toshkëzi.

Merkatoja Sekretari i klubit lushnjar, Judmir Shurdhi, konfimon se merkatoja është mbyllur vetëm me afrimin e Xhafës: Lushnja e ka mbyllur merkaton e dimrit. Kemi marrë Xhafën nga Kastrioti, pas largimit të Mërtirit. Pjesa tjetër e grupit është ajo që mbylli fazën e parë. Kemi bërë federimin e Xhafën dhe kjo është gjithçka për ne,- deklaroi sekretari Shurdhi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›