Behrami luan në humbjen e West Hamit

Valon Behrami ka luajtur 90 minuta në humbjen e skuadrës së tij, West Ham United, nga Arsenali me rezultat 2:0. Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e pestë me anë të mesfushorit Denilson.
West Ham e pati mundësinë të rikthehej në lojë pas ndëshkimit me karton të kuq të Vermaelenit (44’) dhe penalltisë që e humbi mesfushori Diamanti.
Dhe, atë që nuk e bëri futbollisti italian, e bëri Fabregas, i cili shënoi nga 11-metërshi në minutën e 83-të, për t’ua siguruar fitoren “Topçinjve”.