Totenham fiton me Stoken, presion Arsenalit per Champions
Totenhami vijon të shpresojë sa i takon një vendi në Ligën e Kampioneve. Edhe pse nuk ka qenë një fitore e vuajtur ndaj Stoke Sitit, ku Totenhami ka fituar me përmbysje, madje goli i fitores është realizuar në minutën e 83-të, rëndësi ka që janë marrë tri pikët.
Në pamundësi për të kapur Çelsin, që e siguroi një ditë më parë pjesëmarrjen në Europë, Totenhami kërkon të kalojë në renditje Arsenalin, teksa për momentin është 2 pikë para, por Arsenali ka një ndeshje më pak dhe do të luajë të martën kundër Uiganit. Gara mbetet e hapur deri në ndeshje të fundit.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)