Zyrtare. Shqipëria pa miqësore më 15 nëntor

Tashmë është zyrtare. Shqipëria nuk do të luajë asnjë ndeshje miqësore ndërkombëtare në datën e lirë të 15 nëntorit. Pas dështimit të tratativave të miqësores me Kongon, e programuar për t'u zhvilluar në "Layton Stadium" për arsye financiare: pagesa e shumë e lartë e kërkuar nga policia londineze (255 mijë paund) dhe rrezikshmërisë së lartë së tifozerisë shqiptare (e kategorisë C, sipas policisë britanike), u shuan përfundimisht shpresat (e vdekura) për një miqësorë për ditën e mërkurë. Një miqësore që konsiderohej si shumë e rëndësishme për trajnerin Oto Baric, që e kërkoi me cdo kusht një ndeshje me cfarë do lloj kundërshtari. I fundit që iu vetëofrua Shqipërisë, ishte një ekip i kategorisë C2 (kategoria e katërt e Italisë), por ishte e natyrshme që me skuadrën diletante Monopoli të mos zhvillohej ndeshja. Miqësorja e fundit e Shqipërisë është ajo kundër San Marinos e zhvilluar më 26 gusht 2006 dhe e fituar me rezultatin 3-0.