Duhani fiton “lirinë” në Euro 2008

Tifozët që dëshirojnë të pinë një cigare në stadium gjatë ndeshjeve të Kampionatit të ardhshëm Europian, mund ta bëjnë atë pa asnjë shqetësim. Austria dhe Zvicra, dy vendet organizatore të turneut, nuk kanë ndër mend të ndalojnë tifozët të tymosin në tetë stadiumet ku do të luhen ndeshjet. Cigaret nuk do të shiten brenda impianteve. E ndaluar pirja e cigareve do të jetë për trajnerët dhe zyrtarët e tjerë që do të qëndrojnë në bankinë, kjo për shkak të rregullave të UEFA-s. Ndërkohë, kanë filluar edhe falsifikimet e biletave të finaleve. Në faqen e internetit "EBay" dolën në shitje dy bileta për ndeshjen e 29 korrikut 2008, të cilat, sipas tabloidit austriak "Oesterreich" ishin të falsifikuara dhe kishin një vlerë prej 2999 eurosh.