Toti, nga muaji janar 24 gola në 28 ndeshje
Françesko Toti është golashënuesi më konstant në Itali në një vit diellor: nga janari kapiteni i Romës ka shënuar 24 dola në 28 ndeshje zyrtare, për një mesatare prej 0.80 gola për ndeshje. Pas shpatullave të tij qëndron Xhampaolo Pacini, i cili që kur ka ardhur te Sampdoria në janar ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje zyrtare. E dhënë shumë domethënëse ka të bëjë me faktin se asnjëri prej të dyve nuk është i grumbulluar në Kombëtaren e Italisë së drejtuar nga Marçelo Lipi. Në këtë klasifikim të lojtarëve në aktivitet vijnë pas tyre tre lojtarë të tjerë, që kanë shënuar nga 17 gola: Milito (Xhenoa e Inter) 17 gola në 25 ndeshje, Mastronuncio (Ankona) në 33 e Tavano (Livorno) në 35.