Blank, presidenti i ri i Juventusit
Sipas mediave italiane, në krye të Juventusit pritet të ndodhë një ndryshim i papritur. Presidenti Xhovani Koboli Xhilji është i vendosur që të largohet nga posti që mban. Ai është emëruar si numri 1 i bardhezinjve që prej skandalit "Calciopoli", kur torinezët u zbritën në Serinë A. Në anën tjetër mendohet se bordi drejtues i klubit ka përcaktuar se pasardhësi ideal është Zhan-Klod Blank, i cili aktualisht mban postin e shefit ekzekutiv. Burime pranë "Zonjës së Vjetër" pohuan se largimi i Koboli Xhiljit do të zyrtarizohet të hënën e ardhshme (më 12 tetor), ndërsa Blank do të emërohet më datë 26 të këtij muaji. Rokada nuk ka lidhje me ecurinë e dobët të skuadrës në javët e fundit.