E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani CEZ te pergjigjet ndaj ankesave per kufizimet e energjise

Një numër i madh ankesash ka mbërritur pranë Avokatiti të Popullit për CEZ-Shpërndarje. Ankesat kryesore lidhen me mbifaturimin që i bën kompania konsumatorëve. Për këtë çështje, drejtues të kompanisë çeke deklaruan se mbifaturimet bëhen për shkak të gabimeve njerëzore, ndërsa theksuan faktin se do të futen në përdorim disa aparate me nivel të lartë saktësie. Një numër i konsiderueshem ankesash pranë Avoktatit të Popullit janë bërë edhe për pakënaqësinë e faturimit të pagesës për Televizionin Shqiptar ose siç quhet ndryshe TVSH.
Po ashtu edhe përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë konstatuan se ka një numër të madh ankesash edhe pranë këtij institucioni.
Këto deklarata u bënë gjatë një takimi me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të CEZ Shpërndarje. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozoni deklaroi se do të ketë bashkëpunim më institucionet dhe respekt për t’iu përgjigjur në kohë ankesave të qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›