E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet urbane gjobiten 50 kryetare bashkish dhe komunash

Rreth 50 kryetarë bashkish dhe komunash nga veriu në jug janë gjobitur nga autoritetet e Mjedisit me nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja për keqmenaxhim të territorit lidhur me mbetjet urbane.
Sipas Ministrisë së Mjedisit me problematik paraqitet qarku i Korçës në të cilin veç dy bashkive asaj të Korçës dhe Leskovikut me masë administrative janë ndëshkuar edhe 11 komuna
Sipas, kryeinspektorit në Ministrinë e Mjedisit Ilir Bala, vjelja e gjobave është e pashmangshme pasi në rast mospagese inspektorët mjedisorë i dërgojnë ato në gjykatë, vendimi i të cilës ekzekutohet nga Përmbarimi.
Në rast se drejtuesit e këtyre njësive vendore vazhdojnë të moszbatojnë ligjin. Ministria e Mjedisit do të bëjë kallzim penal për ndotje të mjedisit si dhe do t’i kërkojë Këshillit të Ministrave lirimin e tyre nga detyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›