E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatoret e 21 janarit Kryeprokurorja kerkon heqjen e imunitetit per deputetet socialiste

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, lidhur me masën e arrestit shtëpiak për Komandantin e Gardës së Republikës dhe dy punonjës të tjerë, në kuadrin e hetimeve për 21 janarin 2011. Gjatë një konference për shtyp, ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, kryeporkurorja Rama e cilësoi si të padrejtë vendimin e gjykatës. Ndërkohë që në vijim të hapave që po hedh ky institucion në funksion të hetimeve mbi organizatorët e ngjarjeve të 21 janarit, Rama bëri me dije se “Prokuroria kërkon heqje imuniteti për deputetët socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Tauland Ballën”.
Ndërkohë që nga ana e tij, ambasadori Arvizu vuri në dukje se “21 janari dhe ngjarjet që u shënuan në këtë datë nisën nga një grup të qëllimshëm”. Sipas tij, ishin protestuesit ata që sulmuan policinë më 21 janar. “”Dhamë asistencë teknike për drejtësinë. Qëllimi ynë ishte që të zhvillohej një hetim i pavarur dhe jo politik. Ndaj kërkojmë një hetim për vrasjen e katër protestuesve, por njëkohësisht kërkojmë një hetim edhe për veprimet e protestuesve, si dhe hetim edhe për veprimet e organizuesve”, vuri në dukje Arvizu. Njëkohësisht, diplomati amerikan mohoi që hetimi nga ana e Prokurorisë të jetë i motivuar politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›