E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan sherr per pronen dy te plagosur 4 te shoqeruar

Një sherr kolektiv për pronën në një fshat të Elbasanit ka përfunduar me plagosjen rëndë të dy personave dhe ndjekjen penale të katër të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosovë të komunës Fierzë. Policia e Elbasanit ka filluar procedimin penal ndaj vëllezërve Çlirim Pepa, 31 vjeç, Olsi Pepa 29 vjeç, Reart Pepa 26 vjeç dhe Florian Pepa 24 vjeç, kushëri i tyre, pasi për qëllime pronësie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda në trup Lorenco Pires, 36 vjeç dhe Artan Shtylla, 34 vjeç me banim në të njëjtin fshat. Si pasojë e plagëve të rënda të marrë në pjesë të ndryshme të trupit këta shtetas ndodhen në spital.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe grupi hetimor dhe rezulton se sherri ka ndodhur për një rrip toke. Konfliktet për pronësinë vazhdojnë të jenë ende të shpeshta në Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›