Gjykata e Tiranes 3 urdher-arreste per 21 janarin
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për 3 persona, në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Masa arrest shtëpie është dhënë për Ndrea Prendin, komandantin e Gardës së Republikës dhe shoferin e tij, Arjan Llamin. Ndërkohë Gjykata ka vendosur arrest shtëpie edhe për Armando Kasajn, shefin e IT-së së serverit të kryeministrisë.
Vendimi i gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ka marrë në konsideratë për këtë kërkesë edhe raportin e ekspertizës të realizuar nga specialistë të FBI-së.
Rreth ores 16.30 kryeprokurorja Ina Rama do të japë një konferencë për shtyp. Bashkë me të do të jenë edhe ambasadori i SHBA-së , Aleksandër Arvizu dhe shefja e zyrës së përfaqësisë së OPDAT, Znj. Cynthia Eldridge. Kjo konferencë do të transmetohet direkt në ekranin e abc neës