E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cara Delevingne pozon për revistën W Magazine

Modelja më e famshme dhe më e kërkuar e pasarelave por njëkohësisht dhe mikja e ngushtë e yjeve të popit si RIhanna  dhe Rita Ora, Cara Delevingne së fundmi ka dhënë një intervistë dhe ka pozuar për revistën  “W Magazine”.

The Anti-Role Model: Cara Delevingne poses topless for the new issue of W magazine

Në foton e kopertinës modelja shfaqet me një veshje verore të bardhë dhe flokë të kapura, por ajo që bie me shumë në sy përveç bukurisë së saj janë dhe sytë e shndërritshëm, ndërsa në foton tjeter shfaqet në sfond bardh e zi. Krahas fotove mahnitëse, Cara ka dhënë dhe një intervistë në të cilën është shprehur hollësisht , lidhur me jetën e saj, familje , marrëdhënin e ngushtë me Rihannën, si dhe mënyrën se si ndihet përpara se të sfilojë.

Cover girl: Cara poses in a white bra for the cover of the September issue of W

Cara gjithashtu ka rrëfyer dhe miqësinë me supermodelen me fame botërore Kate Moss. Modelja shprehet fillimisht  se ndihet mirë pasi jeta e saj është e mbushur me persona dhe familjarë të cilët shqetësohen për të dhe e ndjekin në çdo hap që ajo hedh. Një ndër këto persona është dhe mikja e saj e mirë Rihanna, ku gjen ngushëllim sa herë që ka nevojë.

My girls: Cara in an Instagram photo with Rihanna and flatmate Georgia May Jagger

Gjatë pushimeve të saj në ishujt Grek Cara shprehet se ndihej e vetmuar dhe e para gjë që i shkoi në mendje ishte të telefononte RIhannën e cila dha më të mirën për ta sjellur në humor dhe ja arriti qëllimit të saj me sukses. Por sigurisht që Cara nuk mund të linte pa përmendur dhe mbështetjen e madhe që Kate Moss i kishte dhënë dikur.

Ajo kujton një mbrëmje përpara një sfilate, në të cilën ndihej e stresuar dhe personi i cili i ishte gjendur pranë dhe e kishte këshilluar kishte qenë pikërisht supermodelja Kate Moss.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›