Darke per nder te tre ish-presidenteve
Kryeministri Sali Berisha ka shtruar një darkë, për nder të ish-Presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç, ish-Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ish-Presidentit të Shqipёrisё Alfred Moisiu, të cilët së bashku me ish-Presidentin Mesiç u nderuan me titullin “Qytetar nderi” i komunës sё Shëngjinit.Kryeministri Berisha, falenderoi ish-Presidentin Mesiç për kontributin e tij nё forcimin e miqёsisё midis dy kombeve, duke theksuar se tek ai shqiptarët kanë pasur gjithnjë një mik dhe avokat të fortë tё proceseve tё tyre integruese. Nё një atmosferë shumë miqësore, biseda u ndal nё disa nga zhvillimet e rёndёsishme që kanë shënuar ndryshime pozitive e kanë forcuar paqen e stabilitetin nё rajon. Gjatë bisedës theks i veçantë iu vu forcimit tё bashkëpunimit midis vendeve tё rajonit, nё interesin mё tё mirё tё popujve tё tij dhe tё rajonit si tё tёrё. Bashkëbiseduesit ndanë tё njëjtin mendim se vendet e rajonit duhet tё zgjerojnë e thellojnë marrёdhёniet e bashkëpunimin mes tyre.