Tottenham pas Van Nistelrooy

Ruud van Nistelrooy ka hapur dyert për rikthim në Premierligë dhe kjo ka zgjuar interesimin e Tottenhamit, ka njoftuar të premten tabloidi anglez The Sun. Ish ylli i Manchester Unitedit do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata me Real Madridin.
Në janar mund të bisedojmë, varësisht se cilat janë planet e klubit. Është çështje e paraqitjeve dhe rikthimit në formë të mirë, tha Van Nistelrooy. Tottenham ishte e interesuar për të edhe gjatë verës së kaluar.