Totti vazhdon në Romë

Francesco Totti ka vazhduar kontratën me Romën, kanë bërë të ditur mediet italiane të premten. Kapiteni i Romës ka nënshkruar marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme.
33 vjeçari do të jetë i lidhur me klubin nga kryeqyteti deri në qershor 2014, duke përfunduar karrierën në klubin e vetëm të cilin e ka përfaqësuar deri më tani.
Detajet financiare të kontratës së re nuk janë bërë të ditura, por besohet se Totti do të përfitojë 5 milionë euro në vit.