Janjiç:Të ketë rregull te serbët e Kosovës

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq ka deklaruar se presidenti i Serbisë duhet të "vendos rregull" në komunitetin serb në Kosovë. Ai është shprehur se në incidentet e fundit në veri të Kosovës i vetmi institucion që ka kaluar testin ka qenë stacioni policor në veri të Mitrovicës. "Të gjithë të tjerët, KFOR-i, EULEX dhe e ashtuquajtura polici paralele serbe kanë dështuar plotësisht" ka thënë Janjiç. Janjiç ka shtuar se është në interes të disa institucioneve të sigurisë të mos ketë siguri në veri dhe vazhdimisht të mbajnë tensione, në mënyrë që të tregojnë se pa ata nuk munden.