E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel fluturon, në Bahrein fiton

Sebastian Vettel është fitues i çmimit të madh të Bahreinit. I nisur i dyti, kampioni i trefishtë i botës u parakalua në nisje nga Alonso, por brenda pesë xhirosh arriti të kalonte spanjollin e Ferrarit dhe Rosbergun e nisur i pari.

Që prej këtij momenti, gjermani me Red Bullin e tij dominoi tërësisht garën, duke kryesuar deri në fund.

Një garë për t’u harruar kjo për Ferrarin, që pas një nisje të mirë, u godit nga probleme teknike që kufizuan Alonson në vendin e tetë dhe Massan jashtë zonës së pikëve.

Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit

1 Sebastian Vettel Red Bull
2 Kimi Räikkönen Lotus 9s3”
3 Romain Grosjean Lotus 19’1”
4 Paul di Resta Force India 21’4”
5 Leëis Hamilton Mercedes 31’0”
6 Sergio Pérez McLaren 33’0”
7 Mark ëebber Red Bull 33’0”
8 Fernando Alonso Ferrari 34’0”
9 Nico Rosberg Mercedes 40’0”
10 Jenson Button McLaren 49’0” 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›