E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni, i gatshëm për sezonin e ri

Përfaqësuesi holandez Arjen Robben beson se Bayern Munichu është i gatshëm për sezonin e ri në Bundesliga, pasi i fitoi dy ndeshjet e para zyrtare të sezonit.

Bavarezët e mposhtën Borussia Dortmundin 2:1 në Superkupën e Gjermanisë më 12 gusht, ndërsa të hënën mbrëma e mposhtën ekipin Jahn Regensburg 4:0, në DFB-Pokal.

“Kishim një start të mirë. E fituam Superkupën dhe ndeshjen e parë të Kupës. Jemi të gatshëm për Bundesliga tash”, theksoi Robben për mediat gjermane.

“Ne na duhej ta merrnim iniciativën, por Regensburg ishte mjaft mirë i organizuar”, shtoi ai. Bayerni do ta nis sezonin e ri me përballje me Greuther Furthin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›