Tottenhami shkarkon Redknappin

Tottenham ka shkarkuar Harry Redknappin pas gati katër vitesh në detyrë.
Strategu me përvojë i cili spekulohej me marrjen e postit të selektorit të Anglisë para se Federata angleze të emërojë Roy Hodgsonin, të martën ka mohuar spekulimet se kishte dhënë dorëheqje.
65 vjeçari kishte edhe nj vit në kontratën e tij. “Jam kënaqur gjatë kohës time në Tottenham dhe jam krenar me arritjet e mija”, deklaroi Redknapp për uebfaqen zyrtare të klubit.