SHBA, Armstrong ballafaqohet me akuza për doping

Çiklisti amerikan, Lens Armstrong, shtatë herë fitues i garës “Tour de France”, dhe njëri prej sportistëve më të njohur në botë, po ballafaqohet me akuza për doping, që mund të çojnë në marrjen e titujve sportiv që ka fituar.
Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara i ka bërë me dije Armstrongut se po fillon një proces formal kundër tij.
Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai “ka kaluar më se 500 teste për drogë dhe asnjëherë nuk ka dështuar”.
Ndërkohë Lens Armstrong, nuk ka të drejtë të marr pjesë në gara derisa të zgjasin hetimet.