“Akuariumi” në Prishtinë

Të enjten (sot), me fillim nga ora 18, në Qendrën Multimedia bëhet leximi skenik i dramës “Akuariumi”, të autorit kroato-francez ,Radovan Ivsic, me regji të Clément Peretjatko.
Luajnë aktorët: Rebeka Qena, Adrian Morina, Besnik Krapi dhe Sylë Kuçi.
Prezentimi i kësaj drame në Prishtinë organizohet në kontekstin e Festivalit evropian “Europe of Theatres”, që organizohet nga rrjeti evropian i përkthimeve teatrore Eurodram, që zhvillohet nga 9 deri më 29 qershor.
Festivali ka për objektivë promovimin e përkthimeve teatrore dhe shkrimtarëve të teatrit, përmes organizimit të leximeve skenike, përkthimit të dramave dhe aktiviteteve tjera me përkthyes e shkrimtarë. Edicioni i sivjetmë i “Europe of Theatres” mbahet në Paris, Athinë, Prishtinë, Kiev, Rabat, Saragosse dhe në qytete të ndryshme të Evropës.