E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania fiton 2-1 kundër Hollandës, dërgojnë tulipanët në shtëpi

Përfaqësuesja e Gjermanisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian – Euro 2012, pas triumfit prej 2-1 ndaj Holandës në xhiron e dytë të fazës grupore. Në gjysmën e parë `Die Mannschaft` ishin skuadër mjaft efikase duke realizuar dy herë, ndërkohë që edhe holandezët ishin mjaft të angazhuar, por jo të suksesshëm para porte.

Pas një aksioni ekipor, Bastian Schëeinsteiger e gjeti për mrekulli Mario Gomezin, i cili e përfundoi si duhet sulmin duke kaluar kombëtaren e tij në epërsi (24`).
Një tjetër aksion i organizuar i kombëtares gjermane solli golin e dytë. Sërish realizues ishte Gomez (38`), ndërsa asistimi ishte po ashtu i Schëeinsteiger.

Në gjysmën e dytë, përfaqësuesja e Holandës u përpoq që të kthehej në lojë, mirëpo me vështirësi depërtonte në zonën e gjermanëve.

Pas angazhimit të vazhdueshëm, Robin van Persie pranoi një top nga Ëesley Sneijder për të shënuar një gol të bukur (73`).
Tulipanët e kërkuan edhe golin e dytë, mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arritën që të thyenin ekipin e Joachim Loeë.

Gjermania kualifikohet në çerekfinale nga pozita e parë në Grupin B, ndërsa përfaqësuesja e dytë që do të kualifikohet nga ky grup do të mësohet pas xhiros së fundit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›