Portugalia fiton me vështirësi dhe shpreson. Gjermania e kualifikuara e parë, zhyt Holandën
GRUPI C
Danimark Portugali 2:3
Gjermani Holandë 2-1
| 1. | Gjermani | 2 | 2 | 0 | 0 | 3:1 | 6 |
|
| 2. | Portugali | 2 | 1 | 0 | 1 | 3:3 | 3 |
|
| 3. | Danimark | 2 | 1 | 0 | 1 | 3:3 | 3 |
|
| 4. | Holande | 2 | 0 | 0 | 2 | 1:3 | 0 |
Silvestre Varela ka shënuar golin e fitores për Portugalinë ndaj Danimarkës. Pas këtij triumfi, Portugalia ka rikthyer vetëbesimin para takimit me Holandë, për një kalim eventual në fazën dytë të garave. Danezët mbesin e kuotën e tri pikëve për të shpresuar në një mrekulli ndaj Gjermanisë në xhiron e fundit.
Edhe pse Portugalia ka në ekip njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian, Kristiano Ronaldo, ishte qendërmbrojtësi Pepe i cili në minutën e 24-të solli portugezët golin e parë.
Portugezët që kishin nisur me humbje në Euro 2012 në vazhdën e aksioneve sulmuese, në minutën e 38, sulmuesi Postiga nga afërsia e shëndrroi në gol asistin e Nanit, 0:2. Por pas këtyre dy pësimeve në skenë doli slumuesi danez, Bendtner, i cili shfryëtzoi në maksimum armën e tij kryesore, goditjet me kokë. Ish sulmuesi i Arsenalit, së pari shënoi në portën e zbratë në minutën e 41-të, ndërkaq sërish koka etij ishte fatale për portierin Patricio, i cili në minutën e 80-të, barazoi shifrat. Para këtij goli Ronaldo bëri gabimin ndoshta më trashanik me fanellën e komëbatrës, kur i vetmuar përballë portierit danez gaboi krejtëisht portën. Por shpëtitmari i portugezëve doli të jetë Varela, i cili deri në minutën e 84-të ishte në pankinë, ai tre minuta para përfudnimit të kohës së rregullt me goditje brenda zonës shënoi golin e tretë dhe të fitores për Portugalinë. Enigma së paku e përfaqësuesës së dytë që do të kaloi në faznë tjetër përfundimisht do të zbardhet në xhiron e fundit të Grupit. Portugalia takohet me Hoalndën, derisa Danimarka me Gjermaninë.
Danimark Portugali 2:3 (1:2)
Shënues: Bendtner (41, 80) Pepe 24, Postiga 36, Varela 87
KV: J. Poulsen – Meireles
Danimarka: S. Andersen, L. Jacobsen, S. Kjaer, D. Agger, S. Poulsen, W. Kvist, N. Zimling (J. Poulsen 16′), D. Rommedahl (Mikkelsen 60′), C. Eriksen, M. Krohn-Dehli (Shone 90′), N. Bendtner
Portugalia: R. Patricio, J. Pereira, B. Alves, Pepe, F. Coentrao, R. Meireles (Varela 84′), M. Veloso, J. Moutinho, Nani, H. Postiga (Olivveria64′), C. Ronaldo
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 5-10
Gjuajtjet pranë porte: 3-7
Posedimi i Topit: 59% – 41%
Goditjet nga këndi: 7-6
Pozitat jashtë loje: 2-0
Ndërhyrjet e Palejuara 17-17
Gjermania ka shënuar fitoren e dytë në Euro 2012, duke e siguruar e para kualifikimin. Sulmuesi Mario Gomez realizoi dy herë ne porten holandeze.
Gomez ne minuten e 24-t shënon golin e pare për Gjermaninë ku pasimin shokut te tij tek Bajern, Schweinsteiger, pa vështirësi e dergon ne rrjete, 1:0. Edhe pas golit të shënuar, gjermanët luanin më me agresivitet se sa Holanda, e cila përkundër faktit që mbante posedimin e topit më shumë, ishte e plogesht përballë mbrojtës gjermane. Si rrjedhojë e aksioneve perfekte dhe pasimeve të sakta, gjermanët shtuan avantazhin në minutën e 38-të, ku sërish në skenë doli sulmuesi gjigant Gomez, i cili me tu futur në zonë me goditje të saktë shënoi golin e tretë në këtë kampionat, 2:0. Ndërkaq sulmuesi më i mirë i Premier Leagues, Van Persie shënoi golin e shpresës për holandezët në minutën e 73-të, por që deri në fund Gjermania ia doli të mbanë rezultatin, që i argëtojnë asaj edhe tri pikë të reja në Pas kësaj fitore, Gjermania thuajse e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, ndërkaq Holanda duhet të shpresojë në ndonjë mrekulli për një gjë të tillë. Ndoshta motivi i vetëm i holandezëve për ndeshjen e ardhshme kundër Portugalisë është të mos kthehen në atdhe pa asnjë fitore të vetme.
Gjermania Holanda 2-1
Shënues: Gomez 24, 38 / Van Persie 73
KV: De Jong, Willems – Boateng
Gjermania: M. Neuer, J. Boateng, M. Hummels, H. Badstuber, P. Lahm, S. Khedira, B. Schëeinsteiger, Thomas Muller (Bender 90′), Mesut Ozil (Kroos 81′), L. Podolski, Mario Gomez (Klose 72′)
Holanda: M. Stekelenburg, G. van der Wiel, J. Heitinga, J. Mathijsen, J. Willems, N. de Jong, M. van Bommel (Vander Vart 46′), A. Robben (Kuyt 87′), Sneijder, I. Afellay (Huntelaar 46′), Van Persie
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 6-50
Gjuajtjet pranë porte: 6-5
Posedimi i Topit: 53% – 47%
Goditjet nga këndi: 6-5
Pozitat jashtë loje: 1-4
Ndërhyrjet e Palejuara 11-8

