E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhamit i dështoi Moutinho

Tottenham nuk arriti të transferojë mesfushorin e Portos, Joao Moutinho në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Moutinho spekulohej me kalim në White Hart Lane pasi klubet arritën marrëveshje mes vete me vlerë prej 22 milionë funtesh.

Por, koha skadoi dhe Tottenhami nuk arriti gjuhën e përbashkët me futbollistin sa i përket kërkesave të tij. Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas kishte identifikuar Moutinhon si zëvendësim ideal për Luka Modricin i cili iu bashkua Real Madridit.

Klubi londinez pritej të kompletonte marrëveshjen për blerjen e portugezit por ajo nuk u realizua.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›