Lennon vazhdon në Tottenham

Aaron Lennon ka nënshkruar kontratë të re me Tottenhamin që do ta mbajë në klub deri në vitin 2016, ka njoftuar klubi nga White Hart Lane.
Mesfushori anglez iu bashkua Tottenhamit nga klubi i tij i fëmijërisë Leeds United shtatë vite më parë për 1 milion funte. “Jemi të lumtur të njoftojmë se Aaron Lennon ka vazhduar kontratën deri më 2016”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Tottenhamit.
Lennon, 25 vjeç, deri më tani ka bërë 270 paraqitje për skuadrën londineze duke realizuar 25 gola mes 42 asistimeve.