Destro, përforcimi më i mirë në Serie A

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman ka lavdëruar sulmuesin Mattia Destro duke e përshkruar si përforcimin më të mirë në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.
Destro iu bashkua Romës nga Siena pasi kërkohej nga shumë skuadra tjera përfshirë kampionin Juventus. “Për mua është një futbollist i shkëlqyeshëm. Mendoj se përforcimi më i mirë gjatë kësaj vere në Serie A është Destro”, deklaroi Zeman në konferencë për shtyp para duelit me Interin të dielën.
“Shpresoj që ekipi im të luaj mirë në Milano dhe të praktikojë atë që kemi ushtruar”, u shpreh ai.