E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli e shpëtoi Mancinin

Roberto Mancini ka pranuar se do të shkarkohej nëse Manchester City nuk do të kishte fituar titullin e kampionit në Premierligë në mënyrën më dramatike të mundshme në edicionin e kaluar.

City përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-2 ndaj Queens Park Rangers në xhiron e fundit, duke realizuar dy herë në minutat shtesë dhe rrëmbeu titullin falë golaverazhit më të mirë se rivali Manchester United. “Tani do të ishit duke biseduar me një tjetër menaxher”, tha Mancini i pyetur se qka do të nënkuptonte përfundimi në pozitën e dytë.

“Por, kurrë nuk mendoj për këtë. Mendoj se kemi kujtime shumë të mira nga edicioni i kaluar. Futbolli është i bukur për këtë arsye sepse gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje. Në takimin e fundit, ne kishim 44 raste për shënim. QPR pati tri dhe shënoi dy herë. Ne kishim problem me zemra por në fund kaluam mirë”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›