E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti: Kam nënshkruar kontratën e re

Ikona e Romës, Francesco Totti, gjatë ceremonisë së lansimit të faqes së tij të internetit, www.francescototti.com, ka deklaruar se ka nënshkruar kontratë të re me Romën.

"Tashmë është nënshkruar", citohet Totti nga Romanews.eu, i cili ka shtuar se tashmë vetëm duhet t'u dërgohet drejtuesve të Ligës italiane të futbollit për ta konfirmuar.

33-vjeçari nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me kohëzgjatjen apo pagën që do të marrë me kontratën e re, por ka folur për derbin lokal kundër Lazios, duke e përshkruar si një derbi tradicionalisht të zjarrtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›