E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan ditën e hënë se zgjedhjet e debatueshme në Honduras ishin një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm në përpjekjet për të vendosur demokracinë.
Zgjedhjet u zhvilluan pas pesë muajsh, kur gjatë kësaj kohe pati një grusht shteti ushtarak.
"Zgjedhjet qenë një hap i rëndësishëm në kthimin e rendit demokratik në Honduras pas grushtit të shtetit me 28 qershor. Ky është vetëm një hap i hedhur drejt demokracisë, dhe ky nuk duhet të jetë hapi i fundit,"- tha ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e hemisferës perëndimore, Arturo Valenzuela.
Pa iu përgjigjur direkt nëse Shtetet e Bashkuara do të njohin zyrtarisht si presidenti të ardhshëm të Hondurasit Porfirio Lobon, Valenzuela tha vetëm se Uashingtoni ka njohur rezultatet e zgjedhjeve. Gjithashtu Lobo do të jetë presidenti i ardhshëm Hondurasit.
Lobo Valenzuela i bëri thirrje Hondurasit të formojë një qeveri për unitetin kombëtar dhe se Kongresi duhet të votojë për kthimin në zyrë të ish-presidentit të majtë Manuel Zelaya. Valenzuela tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara besonin që zgjedhjet do t'i përmbushin standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe transparencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›