E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, 3 në pranga dyshohen për disa grabitje

DIBëR- Tre persona të cilët dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve me maska në aksin Kukës- Peshkopi janë në pranga sot paradite. Operacioni i koduar “Shumbat” ka arrestuar Lamir Shehin 24 vjec, Mirian 23 vjec, dhe Ndricim Lacin 20 vjec nga fshati Kastriot i Dibrës.
Policia ka sekuestruar maskat me të cilët dyshohet se janë kryer grabitjet si dhe fishekë, një motor dhe 5 celularë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›