E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti, i pavendosur rreth Italisë

Francesco Totti nuk ka pengesa të qëndrojë në rrugën e tij, nëse dëshiron të rikthehet nga pensionimi ndërkombëtar dhe të luajë për Italinë në Kampionatin botëror 2010.

Sulmuesi i Romës u tërhoq nga ekipi kombëtar pas triumfit në Kampionatin botëror 2006, por selektori Marcello Lippi vazhdimisht ka theksuar se do të konsiderojë 33 vjeçarin për garën në Afrikën e Jugut – 11 qershor deri 11 korrik – nëse Totti është i gatshëm të ndërrojë mendjen.

“Nuk e di nëse do të kthehem sepse ende nuk kam biseduar me Lippin e pastaj duhet të llogaris formën time fizike. Duhet të shoh nëse ekipi ka nevojë për mua, andaj gjërat janë njëra pas tjetrës”, tha Totti për Canal Plus TV.

Totti, i cili nga viti 2006 ka vuajtur nga lëndimet, mungoi një pjesë të gjatë të këtij sezoni për shkak të dëmtimit në gju, por arriti të realizojë 10 gola këtë edicion.

Italia nuk ka repartin më të mirë të sulmuesve. Alberto Gilardino ka qenë njëri prej sulmuesve kryesorë të Lippit në dy vitet e fundit, ndërsa sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta – i goditur nga lëndimet këtë sezon – pritet të udhëtojë nëse është në formë të mirë fizike.

Antonio di Natale është golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola, edhe pse ekipi i tij Udinese është në luftë për mbijetesë.

Sulmues të tjerë që janë në garë për një vend përfshihen: Giampaolo Pazzini, Fabio Quagliarella, Marco Borriello, Giuseppe Rossi dhe Luca Toni. Italia është në grup F me Paraguain, Sllovakinë dhe Zelandën e Re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›