Nata vendimtare në Ligën e Kampionëve

Arsenalit do t’i mungojë edhe mesfushori Alex Song për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Barcelona, pasi vuan nga një lëndim në ijë.
Gunners tashmë nuk mund të llogarisin në kapitenin Cesc Fabregas, sulmuesin Andrey Arshavin dhe qendërmbrojtësin William Gallas për shkak të lëndimit.
Mungesa ka edhe Barcelona. Zlatan Ibrahimoviç – i cili shënoi dy gola në barazimin 2-2 në Emirates Stadium – është lënduar në fundjavë para ndeshjes me Athletic Bilbaon, ndërsa kapiteni Carles Puyol dhe partneri i tij në mbrojtje Gerard Pique janë të suspenduar.
I riu Bojan Krkiç pritet ta zëvendësojë Ibrahimoviçin. Yaya Toure dhe Jefren Suarez të dy janë në dyshim pas lëndimeve që pësuan të shtunën, ndërsa Andres Iniesta, i cili mungoi në takimin e parë, mbetet në dyshim për shkak të një lëndimi në këmbën e majtë.
“Kemi mungesë të futbollistëve për të martën dhe na nevojitet përkrahje në Nou Camp. Tifozët duhet të na udhëheqin, është finale e vërtetë. Nëse kualifikohemi, do të kemi mundësi të fitojmë kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, dhe është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të vitit”, tha Guardiola.
Ndërsa Arsenalit ende i mungon sulmuesi holandez Robin van Persie, viktimë e lëndimit nga viti i kaluar. Sol Campbell mund të jetë partner i Thomas Vermaelen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Samir Nasri dhe Theo Walcott priten të jenë titullarë për të udhëhequr sulmin.
“Theo mund të fillojë ndeshjen, por mund edhe të inkuadrohet dhe të bëjë dallimin. Nëse rezultati është 0-0 20 minuta para fundit, na nevojiten futbollistë që bëjnë dallimin”, tha Wenger.
Në ndeshjen tjetër që zhvillohet të martën, CSKA Moska duhet të rikthej disavantazhin 1-0 ndaj Interit nëse do të jetë ekipi i parë rus që kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, atyre u mungojnë mesfushorët Milos Krasic dhe Yevgeny Aldonin, të suspenduar për këtë ndeshje. Interit i kthehen brazilianët Lucio dhe Thiago Motta, ndërsa Wesley Sneijder pritet të luajë, edhe pse pësoi një lëndim në nyje.
Sulmuesi Mario Balotelli është kthyer në dispozicion. Ndeshja do të zhvillohet në fushën artificiale në stadiumin Luzhiniki në Moskë, por trajneri i Interit, Jose Mourinho, është optimist se ekipi i tij nuk do të ketë probleme.
“E dimë se si duam të luajmë atje dhe jemi të vetëdijshëm për fushën artificiale. Por, kam bërë shaka me disa futbollistë më parë, duke thënë se ua kujton se si fëmijë kanë luajtur në rrugë. Nëse ishin në gjendje të luajnë në rrudh, pse duhet të kenë probleme në fushën artificiale?”, tha Mourinho.
Por, Krasic është optimist se fusha artificiale do të jetë përparësi për CSKA-në. “Mendoj se fusha sintetike do të shkojë në favor tonin. Mund të jetë futbollisti ynë i 12-të kundër Interit”, tha ai.
Ndeshjet e kthimit çerekfinale:
CSKA-Inter 18:30
Barcelona-Arsenal 20:45