Marria Finale
-490x320-490x320.jpg)
Palestra e sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, të dielën mbrëma, i ngjante Rripit të Gazës. Për pak çaste, Bregu Perëndimor mbeti zero krahasuar me atë që ndodhi në Mitrovicë, kur po luhej finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Kjo finale pati përfundim të turpshëm, pasi tifozët mitrovicas në parket hodhën shishe, shkrepëse, këpucë, karrige.
Pati edhe fyerje raciste.
Dhe marria preku kulmin kur një tifoz i Trepçës shqelmoi Kupën e Kosovës, të cilën e përplasi për parketi dhe e theu.
Me siguri se me këtë gjest do të hyjmë në ‘histori’, pasi deri më sot në rruzullin tokësor nuk ka ndodhur që ndonjë adhurues, në shenjë pakënaqësie për humbje, ta shqelmojë trofeun.
Më këtë edhe një herë u vërtetua se ne, kosovarët, nuk kemi kulturë të tifozllëkut. Madje, për tifozët e klubeve tona nuk ekziston fare Fair Play. Tifozët duhet pranuar humbjen ashtu siç e pranojnë fitoren.
Paramendoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse ndonjë klub kosovar do të ishte në vend të Fiorentinës, e cila në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve u dëmtua rëndë në ‘Allianz Arena’, kur pranoi gol nga Byern Munchen nga një pozitë e thellë jashtë loje?
Ose, çfarë do të kishte bërë vaki sikurse ndonjë futbollist të shënonte gol me dorë, sikurse Thierry Henry në ndeshjen e barazhit Francë - Republikë e Irlandës, e cila ishte e vlefshme për kualifikim në Kampionatin botëror 2010?
Përgjigjet mund t’i merreni me mend, me siguri.
Gjaku do të ishte bërë deri në gju.
Kosovarët, thjesht, nuk janë mësuar ta pranojnë humbjen. Prandaj, vazhdojnë ta kundërshtojnë atë me dhunë.
Që nga paslufta, këto marri nuk po kanë fund. Se kur do të mbledhim mend, vështirë është të thuhet. Në shumë raste tifozët e tillë përkrahen nga zyrtarët e klubeve, që shumë herë dënohen sherri i tyre.
Por, sikur të ndodhte e kundërta, me siguri se punët do t’i kishim pak më mirë, pasi tifozëve që shkaktojnë trazira do u ishte ndaluar hyrja nëpër stadiume apo palestra sportive.
E pjesën më të madhe të fajit e kanë Federatat. Drejtuesit e tyre shpesh i mbyllin sytë dhe bëhen sikurse nuk po ndodh asgjë. Dënimet në raste të tilla janë minimale. Ata, kështu, bëjnë gabim maksimal.
Autoritetet e sportit ose duhet t’i ndalin huliganët, ose duhet ta pranojnë pafuqinë e tyre. Mes nuk ka.
Deri atëherë, vazhdojmë të jetojmë me fyerje raciste dhe sjellje vandale.