E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGp, gati për start. Rosi, favoriti kryesor

Botërori 2010

Në cirkuitin e Losailit, në rërën e Katarit, gjithçka është gati për startin e Botërorit 2010 të MotoGp. Në klasin “Mbretëreshë”, njeriu që niset si favoriti absolut mbetet Valentino Rosi: me nëntë tituj të fituar, “Doktori” shfaqet përsëri në avantazh me të gjithë rivalët. Natyrisht që gjatë 18 garave sezonale, rivalët më të mëdhenj të 31-vjeçarit pritet të jenë Horge Lorenco, shoku i skuadrës te Jamaha. Por, paraqitje të mira gjatë testimeve në prag të kampionatit kanë bërë edhe australiani Keisi Stoner me Dukati dhe spanjolli i Hondas, Dani Pedroza.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›