E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti mund të firmosë marrëveshjen e re këtë javë

Sipas mediave italiane, Francesco Totti ësthë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje të re me Romën këtë javë, e cila do ta mbajë atë në Olimpico deri në vitin 2014.Pas një jave plotë zhvillime gjatë të cilës Luciano Spalleti dha dorëheqje, ndërsa Claudio Ranieri erdhi në kreun e ekipit, përfundimisht do të ketë edhe lajme të mira për fansat e klubit romak.
Kapiteni do ta vazhdojë besimin e tij dhe do të nënshkruajë marrëveshje të re, sipas të cilës do të fitojë rreth 4 milionë euro në vit.
Presidentja e klubit, Rosela Sensi më herët kishte deklaruar se gjithçka kishte përfunduar, por pritet të mbajnë një takim dhe të vendosin edhe për zyrtarizmin e dokumenteve të shkruara.
Totti disa herë ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Olimpico.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›