E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi/ Bie autobusi, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur kur një autobus ra nga një lartësi e madhe në afërsi të lumit Chenab në veri të Indisë. Aksidenti ndodhi në austradën Batote-Kishtawar National Highway pranë Assar-it, rreth 35 km nga qyteti Doda, në kohën që autobusi ishte nisur nga Doda për në Jammu. "Aksidenti me autobusin ndodhi rreth orës 12.45 minuta. Ushtria, policia dhe vendasit u gjendën menjëherë në vendngjarje për të transportuar viktimat në morg, por edhe të plagosurit për në qendrat spitalore. Disa nga pasagjerët vdiqën në vend", tregon Shishipal Gosëami, një banor vendas.
Disa dëshmitarë të tjerë tregojnë se drejtuesi i automjetit po pilotonte më një shpejtësi të madhe dhe autobusi rrëshqiti ndërsa po përpiqej të merrte një kthesë të fortë në një rrugë të ngushtë. 20 persona humbën jetën në vendin e aksidentit ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›