Lampard thërret përforcime

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka këshilluar menaxherin Carlo Ancelotti të përforcojë ekipin gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Thirrja e tij erdhi pas fitores së thellë 7-0 ndaj Ipswichit në rrethin e tretë të FA Cup, të dielën, ku Lampard kontribuoi me dy golat e tij duke sinjalizuar rikthimin në formë.
“Nëse shtojmë disa futbollistë në janar, do të ishte e shkëlqyeshme”, tha Lampard për uebfaqen zyrtare të klubit. “Më pas ne mund të kthehemi atje ku e dimë se mund të jemi”, shtoi ai. Fitorja e thellë ndaj Ipswichit erdhi pas serisë së rezultateve dëshpëruese në Premierligë, ku Chelsea ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit si dhe lehtësoi presionin ndaj Ancelottit, detyra e së cilit ishte vënë në dyshim serioz.
Edhe pse fitorja ishte arritur ndaj një ekipi nga Championship, ku asnjë menaxher ende nuk e ka përcjellë largimin e Roy Keanes, Lampard beson se ajo mund të jetë pikë e kthimit në sezonin e Chelseas, derisa gara për titull në Premierligë arrin pikën kritike dhe ekipi gjendet jashtë katër pozitave të para. “Synimi ynë tani është të fitojmë më tepër ndeshje. Është kaq e thjeshtë”, përfundoi ai.