Strazimiri: Drejtësia s`duhet të jetë e njëanshme
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest shtëpie djalin e deputetes socialiste Arta Dade.
Deputeti demokrat Gent Strazimi deklaroi se drejtësia shqiptare nuk duhet të jetë e njëanshme por duhet të funksionojë njësoj për të gjithë.
"Drejtësia duhet të funksionojë njësoje edhe për djalin e Arta Dades dhe të secilit prej xhahileve të bllokut", tha Strazimiri.
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në arrest shtëpie Besnik Dabullën djalin e deputetes socialiste Arta Dade arrestuar me akuzën e plagosjes së rëndë ndaj Edrin Lufit, nipit të Adil Çarcanit.