E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Berisha të reflektojë mbi kërkesat e PS

Partia Socialiste i ka bërë apel kryeministrit Berisha që të reflektojë mbi kërkesat e Partisë Socialiste. Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri tha se Berisha nuk ka dhënë përgjigje për qëndrimin e PS-së. "Tashmë shumë javë pas qëndrimit të Partisë Socialiste për të ndërmarrë një proces transparence mbi parregullsitë e konstatuara prej nesh, dhe njëkohësisht të evidentuara edhe në Raportin Përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR, maxhoranca e Z. Berisha mbetet ende pa përgjigje ndaj kërkesave tona tërësisht legjitime", u shpreh ai. Tahiri theksoi se Berisha duhet të lexojë me realizëm raportin e OSBE-ODIHR. "Partia Socialiste i kërkon Kryeministrit Berisha të lexojë me realizëm Raportin e OSBE-ODIHR dhe të reflektojë ndaj kërkesave të Partisë Socialiste duke shprehur vullnetin e plotë për të lejuar transparencën e parregullsive të konstatuara dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore përkatëse", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›