E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti nuk shkon askund

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, ka insistuar se Francesco Totti nuk do të largohet nga klubi.

Ikona e Giallorossëve ngriti dyshime rreth qëndrimit të tij të mëtutjeshëm në klub, duke pranuar se mund të konsiderojë largimin në fund të këtij sezoni.

Por, Sabatini nuk dyshon se Totti do të vazhdojë në Olimpico.

“Më pëlqen kur futbollisti thotë atë që ndien. Totti kurrë nuk do të largohet nga Roma dhe ne duam që ai të mbetet këtu përgjithmonë. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai do të marrë rolin e drejtorit me ne”, tha Sabatini për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›