E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hansa Rostock shet bileta për “ndeshjen fantazmë”

Klubi gjerman i futbollit Hansa Rostock ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen e saj kundër Dynamo Dresdenit të dielën, edhe pse tifozët nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

Rostock njoftoi se ka shitur mbi 2400 “bileta fantazmë” për ndeshjen e cila do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për shkak të dënimit të stadiumit për trazirat e shkaktuara në një takim në nëntor.

Klubi nga divizioni i dytë ka nxitur tifozët t’i blejnë biletat që kushtojnë nga 5 deri në 19.65 euro. Edicion i kufizuar i fanellave me mbishkrimin “ndeshja fantazmë” po ashtu janë vënë në shitje.

Stadiumi i Hansas u dënua pas hedhjes së gurëve në drejtim të tifozëve kundërshtarë pas humbjes 3-1 nga St Pauli më 19 nëntor kur veturat e policisë po ashtu ishin cak i trazirave që lanë tetë polic dhe dy civil të lënduar.

Gjatë ndeshjes, tifozët e Hansas hodhën fishekzjarrë në drejtim të rivalëve, duke ndërprerë ndeshjen për 10 minuta.

Presidenti i Hansas, Bernd Hofman tha se iniciativa tregon “Gatishmërinë e tifozëve tanë besnik që duan të ndihmojnë klubin në këtë kohë të vështirë”. Hansa është në pozitën e fundit në ligën e dytë gjermane me vetëm një fitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›