E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva me Milanin, deri më 2020

Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga klubi, duke insistuar se dëshiron të mbetet në San Siro deri më 2020.

Ylli brazilian spekulohej me kalim te Barcelona, mirëpo ai ka konfirmuar të ardhmen e tij me gjigantin milanez.

“Planet e mia janë të mbetem këtu deri në qershor 2016, pastaj do të doja të vazhdoja kontratën për katër vite tjera. Shpresoj që nënkryetari Galliani të lexojë këtë intervistë në mënyrë që të dijë se çfarë hapa duhet të ndërmarrë”, tha Silva për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›