Ranocchia beson në Scudetto

Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia ka deklaruar se ende beson se skuadra milaneze mund të luftojë për titullin e kampionit në Serie A.
Nerazzurrët janë dhjetë pikë prapa liderit Juventus, pas 14 xhirosh, por Ranocchia është optimist për vazhdimin e sezonit.
“Për mua Scudetto është ende e mundshme, tani duhet të mbyllim mirë vitin e më pas më 2012 të hyjmë në seri pozitive. Kemi ndeshje kundër Cesenas dhe Lecces, që janë të domosdoshme t’i fitojmë”, tha Ranocchia për Sky.