31 keshillat e Panorama Sport per De Biazin

/* */
1. Shqipëria nuk ka asnjë stadium që të përmbushë kriteret e UEFA-s.
2. Lojtari i shekullit në Shqipëri është vlerësuar Panajot Pano, por asnjë stadium nuk mban emrin e tij.
3. Skuadra me më shumë tifozë në Shqipëri është Partizani, por sot është në Ligën e tretë.
4. Skuadra me më shumë tituj në Shqipëri është Tirana, por lojtarët e saj kanë tre muaj pa u paguar.
5. Menaxher i ekipit kombëtar është Denis Bastari. T’i mund t’i thuash çdo gjë në mirëbesim dhe të jesh i sigurt se gjithçka do mbetet mes jush dhe... Dukës.
6. Shqiptarëve iu premtua një stadium i ri për vitin 2012, por t’i të jesh i sigurt se jo vetëm që nuk ke për ta parë këtë kryevepër pas një viti, por me siguri nuk do arrish ta shohësh ndonjëherë.
7. Duhet ta dish se Shqipëria gjithnjë pas dy ndeshjeve të para ëndërron kualifikimin, ndërsa në ndeshjet e fundit ëndërron trajnerin e ri....
8. Mos u tremb kur të shohësh estradë në ndeshjet e kampionatit shqiptar. Çfarëdo që të ndodhë, këtu nuk ka për të pasur kurrë “calciopoli”. Jo për gjë, por nuk ka fakte dhe argumente.
9. Specialistët, opinionistët dhe trajnerët shqiptarë do thonë fjalë të mira për ty sapo të fitosh ndeshjen e parë miqësore kundër ishujve Fixhi, apo ndonjë rivali tjetër të “hekurt” si Malta. Po humbe me Francën do të të kryqëzojnë.
10. Redi Jupi është shefi i zyrës së talenteve, përgjegjës i ekipeve kombëtare, ish-futbollist i kombëtares, opinionist, komentator, analist dhe prezantues...
11. Mos u çudit kur lista e lojtarëve që do të dërgosh ti në FSHF të mos përputhet me atë që do publikohet në media. Dikush tjetër ka menduar se ti ke harruar ndonjë emër dhe ka bërë ndonjë modifikim.... vetëm kaq.
12. Do të mrekullohesh kur të bëhesh gati për punë dhe papritur të të kthehet në një ditë pushimi. Shpesh në Shqipëri stadiumet ia mbyllin dyert kombëtares dhe nuk e lejojnë të stërvitet.
13. Do kënaqesh kur në hotelin ku do jesh akomoduar në orën 3 të mëngjesit do dëgjosh muzikë tallava. Thjesht ngjitur me hotelin tuaj, dikush po martohet dhe po e ndan gëzimin me gjithë lagjen.
14. Erjon Bogdani është futbollisti me më shumë ndeshje në Kombëtare dhe luan në Serinë A, por shiritin e kapitenit e mban Lorik Cana.
15. Bën mirë të mos e pyesësh Bepe Dosenën pse iku nga Shqipëria. Atij thjesht nuk i pëlqeu klima shqiptare....
16. Bogdani, Cana, Salihi, Curri, Hyka, Bakaj, Hidi dhe Kapllani janë boshti i kombëtares tonë dhe janë të gjithë rezervë në skuadrat e tyre.
17. Xhevahir Sukaj është golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë, por nëse ke ndërmend që ta fusësh në ndonjë ndeshje, duhet t’i japësh ca lekë paradhënie...
18. Një pjesë e madhe e shqiptarëve kuptojnë dhe flasin mirë italisht, ndaj mos u mërzit kur ata të të flasin dhe të të pyesin sikur të të kishin komshi prej 25 vitesh. Ti thjesht nuk duhet të shash asnjëherë Milanin, Juven dhe Interin.
19. Sulmuesi Edgar Çani po bën namin në Poloni duke shënuar nga dy dhe nga tre gola për ndeshje, por ti nuk do ta kuptosh asnjëherë se përse ai nuk luan me Shqipërinë...
20. Tre paraardhësit e tu, Bariç, Han dhe Kuzhe nuk kanë mundur ta mbyllin kontratën me FSHF-në. Ti mund të jesh i katërti...
21. Pas prezantimit në Shqipëri, ndër gjërat e para që do mësosh në FSHF është: Ruhu nga “Panorama Sport”. Ata nuk mbajnë sekrete dhe mund të të fusin në telashe.
22. Duhet të dish se gazetarët këtu janë “armiq” të futbollit. Një nga rregullat që duhet të respektosh është tu qëndrosh larg, të mos flasësh për ta dhe mundësisht të jesh sa më pak i sinqertë.
23. Në ndeshjet e mëdha Shqipërisë nuk i mungojnë tifozët kurrë. Ata vijnë aty për të parë Ronaldon, Benzemanë, Ibrahimoviçin dhe pastaj i shajnë të gjithë në kor.
24. Ti nuk e njeh fare Vasil Bollanon, por të jesh i bindur se do ta dëgjosh emrin e tij në çdo ndeshje.
25. Sa herë të luajë kombëtarja do të shohësh një numër njerëzish të madh në pistë. E di e di..., kjo s’ka kuptim, por ti duhet të ambientohesh me këtë pamje.
26. Duka i do shumë trajnerët e Kombëtares, pavarësisht se Demollari thotë se e shkarkuan, Dosena iku i tmerruar, Brigeli tha se i bënë “puç”, Bariçi tha se e tradhtuan, Hanit i thanë “ik, se do të të paguajmë deri në fund”, ndërsa Kuzhesë i dhanë dorëheqjen.
27. Me Dallkun duhet të jesh i duruar kur të flasësh për skema taktike.
28. Andi Lila vetëm si portier nuk është aktivizuar se çdo rol tjetër e ka bërë. Për këtë i detyrohet Josip Kuzhesë.
29. E njeh Klodian Duron? Jo, ti nuk e njeh, por do ta njohësh shpejt dhe do ta kuptosh se sa e vështirë është që të mos e ketë emrin në listën tënde...
30. Teorikisht emërimin dhe shkarkimin tënd e kanë në dorë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, por ti mbaje mirë me Dukën, se në rregull je me të gjithë.
31. Ministria që mbulon sportin në Shqipëri quhet: “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe... Sporteve”. E kuptove se sa i rëndësishëm është sporti për shtetin tonë?