Tour 2009, Armstrong nuk do të marrë pjesë në garë
Parashikohet të jetë një garë "princash". Kjo jo vetëm për faktin se edicioni i vitit 2009 të "Tour de France" do të startojë për të parën herë nga Montekarlo, madje do të kalojë edhe në Barcelonë. Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm është se Lens Armstrong, shtatë herë radhazi fitues i këtij aktiviteti, nuk do të marrë pjesë. Kjo është konfirmuar nga amerikani gjatë një bisede formale me Edi Merks, çiklistin që konsiderohet nga historianët si më i madhi i të gjitha kohërave. Shkak duket se është bërë fakti që skuadra "Astana" preferoi të kujdesej për lidershipin e Alberto Kontador.