E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, arrihet rekordi i golave të 2000-ës

Me 36 golat e shënuar ditë e martë, në tetë ndeshjet e zhvilluara, të vlefshme për fazën në grupe të Champions League, është arritur tashmë rekordi i golave të shënuar në një natë, i cili ishte fiksuar më 13 shtator të vitit 2000. E gjithë kjo goleadë e jashtëzakonshme është meritë mbi të gjitha e tre skuadrave, spanjollëve të Vijarrealit, francezëve të Lionit dhe anglezëve të Arsenalit. Spanjollët kanë shënuar 6 në shtëpi ndaj Alborgut, në një ndeshje të përfunduar 6-3, ndërsa francezët kanë mundur Steauan e Bukureshtit në Rumania me rezultatin 5-3. Goleada në transfertë edhe për anglezët, fitore 5-2 në shtëpinë e Fenerbahçes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›