Maradona e ëndërron postin e trajnerit
Diego Armando Maradona, kandidati për të marrë postin e lënë bosh nga Alfio Bazile në pankinën e kombëtares së Argjentinës, është shumë i motivuar nga mundësia për t‘u përballur me këtë sfidë.
"Ish-El Pibe de Oro" garanton se do të impenjohet në maksimum "deri në momentin e fundit", për ta arritur atë post. "E di se mund t‘i jap kombëtares argjentinase atë që i mungon, ka deklaruar i sigurt Maradona, por e di që ka trajnerë të tjerë të rëndësishëm mes kandidatëve". Mes trajnerëve të mundshëm figurojnë edhe ish-romanisti Karlos Bianki, trajneri i San Lorenzos, Miguel Angel Ruso dhe trajneri i kombëtares Under 23, Serxhio Batista.