E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger kërkon blerës për rusin Arshavin

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, është i gatshëm ta shesë mesfushorin Andrej Arshavin në afatin kalimtar të janarit. “The Mirror” shkruan se Venger nuk do të mbështetet më në shërbimet e rusit dhe se është i gatshëm të dëgjojë ofertat që në janar. Arshavin nuk ka arritur të sigurojë vend të rregullt në skuadër këtë sezon dhe ka shprehur zhgënjimin e tij pasi lufton për një vend në kombëtaren Ruse për në Euro 2012. Megjithatë, Arsenali fillimisht dëshiron të gjejë zëvendësim para se ta shesë lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›